Erozioni dëmton muret e Kalasë antike të Lezhës, gurët rrezikojnë të zënë poshtë banesat

19 Tetor 2020, 13:18 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 15:43:07

Erozioni i vazhdueshëm ka dëmtuar muret e kalasë mesjetare të qytetit të Lezhës. Muret antik të lisusit te lashtë në pjesën veriore kanë rrëshqitur në një gjatësi prej 17 metrash. Disa prej gurëve kanë rënë në pjese e poshtme, duke rrezikuar dhe banesat që ndodhen aty.

Situata shihet mjaft problematike, pasi këto mure kane vlera te jashtëzakonshme historike dhe nëse nuk do të ketë ndërhyrja rrezikohet seriozisht rezistenca e tyre. Specialisti i Monumenteve të Kulturës, Ded Margjoni thotë se probleme ju është prezantuar institucioneve përgjegjëse, por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Erozioni është kthyer në fenemen shqetësues në zonën pranë kalasë së Lezhës, pasi mungesa e pyllëzimit ka sjellë rrëshqitje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.