Erozioni detar po zhduk Kunen në Shëngjin, banorët: Brenda pak vitesh do përmbytet, s'do ekzistojë më

24 Tetor 2020, 18:09

Deti po përparon drejt tokës, duke rrezikuar ekzistencën e bregdetit të Kunes në Shëngjin. Shirat e fundit rrëzuan pishat dhjetëra vjeçare, ndërsa sipërfaqja e bregut zvogëlohet çdo ditë. Shqetësimit të banorëve u bashkohet edhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura, e cila pret që zgjidhja të vijë nga Qeveria.