Erza Muqolli elektrizon francezët sërish me performancën e saj

18 Korrik, 13:16

Vajza e rritur në Francë me origjinë shqiptare, ka bërë një publik të tërë të brohorasë për performancën e saj.

Erza Muqolli, 13-vjeçarja shqiptare që ka fituar zemrat e publikut dhe ka  një sukses të madh që pas performancës së saj në Accor Hotel Arena.  Ajo është cilësuar si një ndër zërat e rinj më të talentuar.

Erza ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019, një nga koncertet më të mëdha verore që zhvillohet në Francë dhe ka mahnitur 40 mijë të pranishmit teksa këndoi këngën e famshme “Back to Black”.

Kategori të tjera