“Është boll e vështirë!”, Zef Deda përlotet në emisionin “Rreze Dielli”

21 Shkurt 2020, 11:48

Jeta e tij është mision për t’i bërë njerëzit të qeshin. Megjithatë pak e kuptojnë, por për të arritur të bëjë njerëzit të qeshin, artistit i është dashur të kalojë shumë peripeci.

Zef Deda ka dhuruar emocione të  forta në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv teksa tregon për çmimin e marrë jashtë vendit dhe faktin që për këtë çmim është informuar disa vite më vonë, nëpërmjet ambasadës shqiptare në Gjermani.