'Është kancer, nga koalicioni na ndau reforma në drejtësi'! Rama: LSI Është rritur në kurriz të PS

9 Tetor 2020, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2020-10-09 19:03:54

Si kurrë më parë ndonjëherë kryeministri Edi Rama ka hedhur aq shumë akuza kundërt LSI duke thënë se ai ishte partizani i bashkimit të dy 'shpirtrave ' socialistë për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës, por në të dy herët kuptoi që LSI ka dashur vetëm të përfitojë nga PS për t'i rritur vetë. Nga Asambleja e PS-së, Rama e cilësoi LSI si kancer të politikës që kërkon vetëm të rriten në kurriz të partive të mëdha PS dhe PD dhe se të dyja partitë  e mëdha kanë dhënë një pejsë të shpirtit të tyre kur kanë qenë në koalicion me LSI-në. Ndërsa tha se ajo që e ndau PS nga koalicioni me LSI-në ishte reforma në drejtësi.

"Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy here jo një herë, i kam qenë partizan i bashkimit të të majtës, i të majtës me dy shpirta që u krijua nga një çarje e madhe e PS. Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës. Ajo që kam mësuar ka qenë se të dyja herët problemi është madhor deri sa është bërë eksploziv si pasojë e një rezultati të thjeshtë ku PS, por edhe PD, janë parti të mëdha, ku përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e organizmit të çdo partie ka përgjegjësinë qeverisëse në opozitë apo në pushtet. LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, ajo do të jetë pjesë e qeverisë për t'u rritur në kurriz të shtetit. Bomba që hodhi në erë koalicion me LSI ishte reforma në drejtësi pasi LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Është krijuar për këtë, ka lindur si një forcë hakmarrëse. Doli nga degradimi i PS, ka përfituar nga një boshllëk i krijuar nga vetë PS, ka përfituar nga pakënaqësia legjitime e krijuar brenda e PS, ku shumë njerëz ndihen të papromovuar se donin apo sa duhej dhe është rritur në kurriz të PS dhe PD. Ajo është një organizatë që funksionin vetëm me këtë parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të behet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë, kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy herë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra, dhe kemi dhënë atë që qoftë PS qoftë PD është detyruar të jap kur je në koalicion me LSI, një pjesë të shpirtit", tha Rama.