Është në zonën e gjelbër, por në parkun e Drilonit as edhe një lëvizje...

27 Prill 2020, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 15:56:38

Edhe pse bashkia e Pogradecit është konsideruar si një nga zonat e gjelbra në Shqipëri me masa lehtësuese për qytetarët, masat strikte përsa i përket parqeve bënë që edhe sot Parku i Drilonit të gëzojë qetësinë absolute, ndërsa në heshtje dëgjoheshin fëshfërimat e gjetheve të pemëve dhe cicërimat e zogjve.

Kjo hapësirë është më e frekuentuara në juglindje, por masat ndaj COVID-19, kthyen këtë park, në ëndrrën e gjithsecilit që e sheh nga larg. A thua për sa kohë ky park i cili qëndron në vëmendjen e gjithsecilit të qëndrojë i paprekur?

Deri atëherë, kjo panoramë qe fal shumë do mbetet vetëm e shpendëve nën shoqërinë e tingujve të natyrës!