'Është një virgjëreshë perfeksioniste!', kryeredaktorja e 'Shiko kush Luan': Ja si është të punosh me Luana Vjollcën

16 Janar 2020, 13:00

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura dhe gjthnjë kujdeset të ketë emisione që publiku do t’i pëlqejë.

Mund të duket se të punosh me të është e vështirë, pasi është shprehur gjithnjë se kërkon perfeksion.

E ftuar në “Rreze Dielli”, kryeredaktorja e emisionit të saj, Jonida Aliçkolli thotë se mirësia që moderatorja reflekton gjatë emisionit, e karakterizon atë edhe pas kuintave.

Në program duhet të jesh gjithë kohën e fokusuar te të ftuarit, kush është përfshirë në emision dhe duhet ta angazhojmë edhe më tepër. Puna është e lodhshme, por ajo që më ka shijuar më shumë është pjesa që publiku e plqeu programin dhe kjo ma ka hequr lodhjen.

Luana është jashtë kamerave ashtu sic reflekton në kamera, me të njëjtin pozitivitet. Ne merremi shumë mirë vesh, shkojmë shumë mirë bashkë, ajo është një virgjëreshë perfeksioniste, e fiksuar pas punës, unë nëse marr diçka përsipër, dua ta bëj ashtu siç duhet, shkon shumë mirë me të gjithë stafin. E them gjithmonë me shaka nëse ka një njeri që më sjell në Kashar është Luana Vjollca.” shprehet gazetarja.

E pyetur për programin e ri të Luana Vjollcës, Jonida thotë se nuk ka asnjë të sigurt ende, por lë të kuptohet që cilido qoftë emisioni i ri, do të punojnë sërish bashkë.