‘Është pak e vështirë’, fermerët në Kukës: Dua të blej drithra, por kushton më shtrenjt se droga

13 Prill 2020, 14:54 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 16:42:32

Fermerët në Kukës ndonëse me një kufizim masash për prandalimin e koronavirusit, kanë vijuar punët e tyre në bujqësi pasi për ta pranvera është stina e pergatitjes së tokës për mbjelljet pranverore. Në këtë kohë pandemie ata i sheh arave tek punojë tokën dhe kujdesen për të mbjellat. Ata shprehen se pavaresisht vështirësive për punimin e tokës dhe mungesës së subvensioneve janë të detyruar të punojnë tokat e tyre bujqësore.

“Po kalojmë mirë, po punojmë nga pak duke kaluar dhe kohën. Kemi mbjellë grurë, po përgatisim arën për misër. Është e vështirë por s’kemi çfarë të bëjmë. Duhet me punu dhe me jetu,”-shprehet një fermer, ndërkohë një tjetër deklaron: “Është shumë e vështirë por çfarë të bëjmë. Kemi mbjellë misër, por është shtrenjtë.”