TIRANË- Prokrurorja Esmeralda Keshi është zgjedhur me 133 vota anëtare e Këshillit të Lartë të Prokrurorisë.I gjithë procesi i votimit është mbikëqyrur edhe nga kryeprokurorja Arta Marku. Keshi zëvëndeson në kë post Gentian Osmanin, i cili u shkarkua nga KPA pas ankimimit të Komisionerit Publik për shkak të kriterit pasuror.
Ajo konkuronte në këtë garë përballë prokurorit Vladimir Mara. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se nga procesi i votimit është përjashtuar prokurorja e Krimeve të Rënda për shkak se ka mbërritur me vonesë në mbledhje.
Në një prononcim për Report Tv Prela u shpreh se është vonuar për shkak se kishte një angazhim tjetër.
"Kisha një angazhim tjetër faleminderit", u shpreh Prela për Report Tv.