TIRANË- 253 prokurorë nga i gjithë vendi ishin të pranishëm në mbledhjen e tyre të përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Edhe pse gjithçka ishte planifikuar të niste në ora 10, kryeprokurores Arta Marku ju desh të priste vartësit e saj për më shumë se 30 minuta pasi ata nuk respektuan orarin.
E mosrespektimi i orarit të mbledhjes e votimit, i hoqi të drejtën e votës edhe drejtueses së prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.
Prela e pyetur nga Report Tv se përse erdhi me vonesë, tha se kishte pasur një tjetër angazhim.
"Kisha një angazhim tjetër faleminderit", u shpreh Prela për Report Tv.
Me 133 vota në favorin e saj përfaqësuesja e prokurorëve në KLP sipas komisionit u përzgjodh Esmeralda Keshi Cami ish drejtuesja prokurorisë së Dibrës.
Emocionet e para znj.Cami i ndau me ReportTv duke falenderuar kolegët. Ndërsa prokurori i cili ishte në këtë garë por humbi Vladimir Mara tha se pranonte humbjen.