Etheve të lotarisë amerikane ju vjen fundi, sot përgjigja! Qytetarët për Report Tv: Shpresoj që fati të na buzëqeshë

6 Qershor 2020, 20:56 | Përditesimi i fundit: 2020-06-07 12:02:05

TIRANE-Tradita ishte çdo fillim maji, por këtë vit përgjigjet e Lotarisë Amerikane u shtynë me një muaj për shkak të situatës së krijuar nga  pandemia COVID-19. Por pritjes i vjen fundi! Përgjigjen e shumë pritur aplikanëtët e zbuluan këtë të shtunë. Megjithatë jo të gjithë janë treguar të vëmendshëm për ditën finale.

“Po kam aplikuar. Është hera e parë.  Mirë që ma kujtove se dalin sot përgjigjet se e kisha humbur fare. Çështje fati”, tha një qytetare.