Etilda Gjonaj: Do të rritim pagat e policëve të Burgjeve, barazim me ato të Policisë së Shtetit

25 Qershor 2020, 14:19

TIRANE- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë lajmin sot në Kuvend se shumë shpejt, pagat e punonjësve të Policisë në Burgje do të barazohen me pagat e kolegëve të tyre në Policinë e Shtetit. “Ne do të barazojmë rrogat e punonjësve të policisë në burgje me ato të Policisë së Shtetit.”,-tha Gjonaj.