'E-transporti'/ Gonxhe: Shërbimet në celularin tonë: Bileta elektronike, formalizim e fiskalizim

17 Dhjetor 2020, 14:35 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 14:35

Një pjesë të mirë të shërbimeve që lidhen me transportin rrugor shqiptarët do të munden t'i bëjnë përmes internetit. Ka qenë ky premtimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në një intervistë për Report Tv. "E-transporti është në proces implementimi, është prokuruar, është kontraktuar, është duke u zhvilluar, shkon deri te celulari ynë, , shkon tek shitësi, tek agjenti në terminal, rregullon të gjithë mënyrën se si biletat elektronike funksionojnë, si linjat koordinohen, gjithçka të formalizuar dhe fiskalizuar. Në shtator fillon fiskalizimi. Në skenarin më të mirë në duam që shtatorin e ardhshëm të kemi një sistem, një skemë, infrastrukturë krejt tjetër. Shpresoj të na gjejë edhe me një ndonjë terminal në qytetet kryesore. Në kohë krizë kjo nuk është e lehtë. Nga njëra anë kemi situatën që 10 mijë veta kanë nevojë, situatë është e tillë që mund të arrijmë në shtator edhe me kompani të falimentuara të transportit.  Mendojmë se gjithë aktorët brenda verës së vitit të ardhshëm do të jemi me një instrument shumë të mirë, si E-transporti. Situata do të jetë shumë e mirë", tha ai. Drejtori Gonxhe foli edhe për vendimin për t'i dhënë të gjithë punonjësve të transportit rrugor 10 mijë lekë mbështetje për festa. "Ne Jemi ent publik por funksionojmë si ndërmarrje dhe rregullohemi nga ligji për shoqëritë tregtare. Për shkak të një rezultati mjaft të mirë të vitit 2019, ne zgjodhëm si ekip që një prej këtyre bonuese që është mjaft i rëndësishme dhe i madh të mos e merrnin si punonjës dhe si staf por t'ia dedikojmë qeverisë për t'ia shpërndarë sektorit të transportit, më të prekur nga epidemia, që janë shoferë punonjës, pjesë e subjekteve private. Edhe në ditë të vështirë kanë qenë klientët tanët.

b.ha./Shqiptarja.com