Eugena Tomini për Report Tv: Mund të aplikojmë vaksinën anti-COVID në javët e para të janarit

3 Dhjetor 2020, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2020-12-03 13:31:53

Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi për Report Tv se shpreson që vaksina antiCOVID mund të vijë në Shqipëri brenda javëve të para të janarit.

Ajo tha se shtetet në zhvillim janë me prioritet për marrjen e vaksinës së koronavirusit dhe Shqipëria bën pjesë në këtë grup.

"Pavarësisht mbrojtjes, vaksina do të jetë shpëtuese. Firmat farmaceutike janë në garë se kush po prodhon e para vaksinën. Vaksina nuk është  në pjesët e parandalimit të koronavirusit por ajo do na mbrojë në nivele të larta. Shqipëria njësoj si vendet e tjera që është anëtarësuar brenda rrjetit të COVAX rreth 180 shtete ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar.  Vendet që janë në zhvillim e sipër janë prioritare për kundrejt vendeve që janë të zhvilluara. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti dhe shpresojmë që sa më herët të sjellim vaksinën. Shpresojmë  që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinës. Veprimet e tjera të bashkëpunimit, vendet e tjera do thonë dhe fjalën e fundit për ardhjen e vaksinës anti COVID. Meqë vendet e tjera e kanë programuar marrjen e vaksinës përpara krishtlindjeve ne shpresojmë për javët e para të janarit" - tha Tomini

Duke analizuar situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, Tomini tha se dhjetori është piku i sëmundjeve të tjera respiratore dhe kjo e rëndon më shumë.

Ajo i bën apel qytetarëve që në prag të festave të fundvitit të evitojnë grumbullimet dhe të festojnë në shtëpi.