Eugent Bushpepa “shpërthen” karantinën me “Fjalët e qiririt”, nota pasioni për poezinë e Naim Frashërit

22 Prill 2020, 17:35

Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, nga karantina vjen plot ide në realizmin e perfomancave të tij, duke prezantuar herë pas here vlera të krijimtarisë kombëtare.

Pas baladës së Jakup Ferrit që këndoi pak ditë më parë, Bushpepa duket se priret të rigjeneroj muzikën më të bukur kombëtare.  Këtë herë nga karantina ai ka riinterpretuar poezinë e “Fjalët e qiririt” të poetit të madh rilindës Naim Frashëri.