'Euro 2020', Reja besnik listës së De Biasit! Rikthehet Lenjani e Cikalleshi

28 Maj 2019, 11:36

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka bërë publike mesditën e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e vlefshme për kualifikueset 'Euro 2020'. Nga 29 lojtarë të grumbulluar për ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e 'Euro 2020', vihet re se 18 i përkasin listës së përpiluar nga ish- tekniku italian, Giani De Biazi, nën drejtimin e të cilit kuqezinjtë ka regjistruar rezultate më të larta. Ndërkohë, tekniku 73-vjeçar ka konfirmuar se i ka besuar 'gardës së vjetër' duke qenë se nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion, e ndërsa ka konfirmuar se po vëzhgon 25 lojtarë . Objektivi është të arrijmë europianin por jo të gjithë mund t’ia dalin.", tha Reja në konferencën për shtyp.

"Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin dhe lojtarë të tjerë që kanë qenë me Panuccit, por më duhet të kem kohë që të shoh gjendjen e lojtarëve. Ju e keni parë dhe lojtarët e kaluar, kemi marrë lojtarë të Partizanit. Janë ato lojtarë që kanë qenë më parë.  Kam një listë me 25 lojtarë që unë po i ndjek", tha Reja. 

Kombëtarja shqiptare do të përballet në 8 dhe 11 qershor me Islandën dhe Moldavinë, ku përbërja e kombëtares nuk është shumë surprizë. Surpriza e vetme është grumbullimi i 19-vjeçarit Marash Kumbullës, futbollistit shqiptar që luan me Veronën, i cili është thirrur për herë të parë me kombëtaren. Në sy bie rikthimi i Sokol Cikalleshit, pas 8-muajsh jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit, si dhe i Lenjanit.