Euro 2024/ Holanda përmbys 2-1 Turqinë për gjashtë minuta dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale

7 Korrik, 08:41

Holanda është gjysmëfinalistja e fundit e Euro 2024. "Tulipanët" fituan 2-1 me përmbysje kundër Turqisë dhe tanimë gjejnë Anglinë në fazën e radhës. Ndeshja për portokallinjtë u përmbys nga de Vrij dhe autogoli i Muldur në minutat 70 dhe 76, teksa në pjesën e parë për turqit shënoi Akaydin.