Eurobondi 650 mln €, Rama: Shqipëria vlerësim, Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe. DEBATI

9 Qershor 2020, 21:26

Sipas, kreut të qeverisë, përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Në postimet e tij në rrjetet sociale, kryeministri sulmon edhe opozitën që sipas tij nuk dinë t'i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi. Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se vendi ynë është me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%