Eurodeputetët thirrje parlamentit: Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit, çdo modifikim i saj pa konsensus rrezikon nisjen e negociatave

16 Korrik 2020, 20:02

Tre eurodeputetë të Parlamentit Europian kanë deklaruar se parlamenti shqiptar të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus dhe çdo modifikim i kësaj marrëveshje i bërë pa konsensusin e të gjithë palëve do të minonte integrimin dhe thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE.