Europa League/ Sot Teuta, Laçi e Kukësi duan surprizën

17 Shtator 2020, 14:44

Ekipet shqiptare ëndërrojnë sot një tjetër natë të paharrueshme. Ashtu si më 27 gusht kur u kualifikuan të treja skuadrat pjesëmarrëse në Europa League edhe sot Teuta, Laçi e më pas Kukësi duan të bëjnë surprizën.

 E para që zbret në fushë në kuadër të turit të dytë të Europa League është Teuta që pret në Durrës një ekip shumë të fortë. Spanjollët e Granadas bëjnë debutimin e tyre në Europë ndaj “djemve të detit” dhe janë dukshëm ekipi favorit. Gjithsesi Teuta është gati dhe e karikuar për një tjetër surprizë.

Trajneri Edi Martini thotë se i dinë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe se Teuta ka shanse për të kaluar më tej. Ndeshja starton në orën 16:00. Në orën 19:00 në fushë zbret Laçi që pret në Elbasan izraelitët e Hapoel Ber Sheeva. Dhe në mbrëmje është ndeshja vitrinë e turit të dytë të Europa League që luhet në orën 20:00 në “Air Albania”.

Kukësi i Skënder Gegës pret ekipin gjerman të Ëolfsburgut. Skuadra nga Bundesliga një rival shumë i fortë por në kampin e verilindorëve besojnë në një mrekulli. Trajneri Gega është optimist, kërkon ndeshjen perfekte dhe thotë se nuk do të parkojnë autobusin. Vështirësia është e madhe por Teuta, Laçi e Kukësi mund të na dhurojnë sërish një mbrëmje magjike për futbollin shqiptar./Përgatiti Andi Kapxhiu