Europa League/ Sot zbresin në fushë Teuta, Laçi e Kukësi

11 Korrik 2019, 10:34

Pas Partizanit që e nisi aventurën në Champions me një barazim pa gola me Qarabag sot zbresin në fushë tre ekipet shqiptare në kuadër të Europa League.

Teuta fillimisht e më pas Laçi e Kukësi luajnë në turin e parë kualifikues të Europa League. Kukësi luan në Hungari ndaj Debrecen duke nisur nga ora 19:00. Hungarezët janë më favoritë, por edhe verilindorët kanë shanset dhe eksperiencën e tyre në kupat e Europës. Trajneri Ernest Gjoka nënvizon se kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

Formacionin tekniku e ka gati dhe në majën e sulmit do luajë Vasil Shkurtaj i mbështetur nga Rroca.

Gati dhe në formë ndihet Teuta e Bledi Shkëmbit që luan në Letoni ndaj Ventspils duke nisur nga ora 16:45. Formacionin Shkëmbi e ka në kokë dhe pret fitore. Më të vështirë do e ketë Laçi që pret izraelitët e Hapoel Beer Sheva, një kundërshtar dukshëm më i fortë./Përgatiti Andi Kapxhiu