Europë, festimet dhe fishekzjarret përshëndetën trokitjen e Vitit të Ri 2020

1 Janar 2020, 14:59

Nga Athina në Moskë, nga Berlini në Edinburgh, Europa festoi ardhjen e vitit të ri me fishekzjarret tradicionale. Në Paris rreth ‘Arc de Triomphe’, një turmë e madhe, më shumë turistë sesa nga parisienë, pritën mesnatën dhe lojërat imponuese të fishekzjarrëve.

Në kryeqytetin gjerman Berlin, tetë minuta efekte piroteknike në Portën e Brandenburgut lajmëruan mbërritjen e Vitit të Ri.

Moska festoi vitin 2020 me fishekzjarre në Kremlin dhe Sheshin e Kuq si dhe me turneun tradicional me varka në lumë.

Festime pati edhe në Zagreb kur sot Kroacia merr Presidencën e Bashkimit Evropian.

Festime mes mjegullës pati në Hagë dhe Roterdam, në një kohë kur sot ndryshon edhe emri zyrtar i shtetit, tani e tutje Holanda do të quhet Vendet e Ulëta

Goditjet e ‘Big Benit’ në Londër shënuan ardhjen e Vitit të Ri, vit i cili do të nis i shqetësuar me Brexit, shkëputjen e Britanisë së madhe nga BE.

Ndërsa lindja e parë e diellit mbërriti në Europë, festa nisi përtej Atlantikut. Në SHBA, qyteti i Nju Jorkut e priti vitin e ri duke numëruar mbrapsht, në Times Square, me topin gjigant që binte ngadalë. Këtë vit, tema e ceremonisë i ishte dedikuar ndryshimeve të klimës dhe nderimit të shkencëtarëve që luftojnë kundër ngrohjes globale.