“Europën e zuri virusi me poturre nëpër këmbë”, pensionisti i përgjigjet në emision Von der Leyen

13 Prill 2020, 10:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 10:56:14

Një pensionist nga Saranda i është përgjigjur në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv Presidentes së KE-së Ursula Von der Leyen që tha se të moshuarit nuk duhet të dalin deri në fund të vitit. Ai ka pasur një përgjigje për këtë deklaratë dhe një mesazh për Europën duke thënë: “Nuk jam dakord me atë që ka thënë Presidentja e Komisionin Europian është një mendim i palogjikshëm,Europa të shohë punët e saj se e ka bërë çorbë situatën.Europën e zuri virusi me poturre nëpër këmbë” e mbyll telefonatën qytetari i irrituar.