EUROPOL/ Shkatërrohen 17 grupe të trafikut të ilaçeve e të dopingut, në Shqipëri kapen 175 kg morfinë, 234 persona në pranga

9 Korrik 2019, 17:15

17 grupe të krimit të organizuar që trafikonin ilaçe të falsifikuara dhe materiale dopingu janë shkatërruar nga Europol në saj të operacionit të koduar 'Virbus', ku në pranga kanë rënë 234 persona. Nga ky operacion janë sekuestruar 3.8 milion substanca dopingu dhe ilaçe të falsifikuara në mbarë botën. Mes tyre në Shqipëri nga specialistët e antigrogës u sekuestruan 175 kg morfinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj.

Në këtë operacion morë pjesë 33 vende në bashkëpunim me Interpol, Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve (JRC), Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA). Këto lëndë përpunoheshin 9 laboratore të cilët u zbuluan dhe u mbyllën në vendet evropiane ku në to u kapën 24 ton pluhur steroid i përpunuar.

Në saj të këtij operacioni u janë bërë testet anti-doping 1 357 sportistëve, kontrolle (teste të gjakut dhe urinës).

Konkretisht nga operacioni janë sekuestruar:  3,8 milion ilaçe dopingu të ndaluar dhe ilaçe të falsifikuara (konfiskimet përfshinin substanca dopingu, shtesa ushqimore, ilaçe dhe sporte dhe shtesa ushqimore); 9 laboratorë nëntokësorë të ndërprerë.

Zakonisht, grupet e krimit të organizuar drejtojnë këto laboratorë dhe i shesin materialet ilegale në tregun e zi. Individët mund të drejtoj edhe laboratorë më të vegjël. Substancat e prodhuara  shiteshin në internet ose në palestra, lokale, qendra sportive, dyqane të paligjshme të rrugëve dhe tregje lokale ne mënyrë ilegale.