Eurosong 2019 / Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju tokës’ duartrokitet në Amsterdam

7 Prill 2019, 13:59

Këngëtarja Jonida Maliqi ka nisur turin për promovimin e këngës, “Ktheju tokës” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019. Mbrëmjen e djeshme, turneu në kuadër të “Evrovizioni në koncert” nisi në Amsterdam. Gjatë performancës artistja jo vetëm është duartorkitur, por edhe ka dhënë autografe për të pranishmit. Ky turne do të vijojë më pas në Madrid edhe Londër. Ndërsa, derisa në fillim të majit stafi organizativ do të nisen drejt Tel Aviv në Izrael.

Kënga “Ktheju tokës” me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit flet për fenomenin e emigrimit, temë fort e njohur për shqiptarët, që prej fillimit të viteve ’90, e deri në ditët e sotme... Tema e “Ktheju tokës” për kompozitoren është iniciuar nga muzika nga ritmi i fortë i daulles që godet tokën. Por, bëhet njëkohësisht edhe një thirrje për të larguarit.

Për veshjen e Jonida Maliqit në Eurosong 2019 do të kujdeset stilisti Ardi Asllani. Kënga “Ktheju tokës” doli fituese e Festivalit të 57-t të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Konkurron në datë 16 maj në Eurovizion 2019 në Tel Aviv të Izraelit.