Eurostat: Paga minimale në 2020 më e ulta në rajon! Vitin e kaluar paga minimale ishte 210 €

5 Shkurt 2021, 22:25 | Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 22:25

Paga minimale deri në fund të vitit 2020, në vlerën e 26 mijë lekëve, sipas Eurostat, ka qenë më e ulta në rajon. Sipas një raporti të publikuar së fundmi Eurostat ka marrë në studim pagat minimale në vendet e BE-së, por edhe ato kandidate. Në fund të tremujorit të dytë paga minimale në Shqipëri është vlerësuar 210 euro, duke u renditur e fundit nga vendet fqinje.

r.k./Shqiptarja.com