Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend, duke filluar që nga muaji qershor, po rezulton më fatale te meshkujt, një tendencë e konstatuar në të gjithë globin.
Eurostat ka publikuar të dhënat e vdekjeve për Shqipërinë, me bazë javore, që janë të disponueshme për 9-mujorin (nga data 30 dhjetor 2019 deri në javën e fundit të shtatorit 2020, data 27, gjithsej 39 javë), të ndara sipas gjinisë.Sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, për këtë periudhë të 2020-s, vdekjet në vend u rritën me 7%, duke arritur në 17.7 mijë. (shih grafikun: Vdekjet javore në Shqipëri, 9-mujori).
