Eurot e sekuestruara në portin e Durrësit, reagon policia

13 Qershor 2020, 22:04

Edhe në reagimin e policisë konfirmohet se janë sekuestruar një sasi valute në euro, gjithsej 498.850! Sipas uniformave blu, sasia e eurove u sekuestrua në mjetin kamion tip “Renault” që drejtohej nga 56 vjeçari A.TH, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pas verifikimeve rezultoi se sasia e eurove të gjetura të fshehura në kamion ishin 498.850 ndonëse fillimisht u raportua për një shumë më të madhe. Policia bën me dije se i gjithë procesi i numërimit të eurove është filmuar me kamera.