Eutanazia/ Rihapet debati për vdekjen që shkel parimin e Hipokratit

8 Shtator 2020, 19:00

Vendimi i Alain Cocq për të ndaluar së ushqyeri, deri sa të vdes ka rikthyer në qëndër të vëmendjes edhe njëherë diskutimet nëse duhet lejuar apo jo eutanazia, e quajtur ndryshe e drejta për ta pasur një vdekje dinjitoze.

57-vjeçari vuan nga një gjendje e rrallë ku muret e arterieve ngjiten së bashku prandaj mendon se ka ardhur koha për ti dhënë fund jetës.

Presidenti Emmanuel Macron refuzoi kërkesën e tij për eutanazinë sepse ajo mbetet e ndaluar në Francë.  Në faqen e tij në Facebook ai u shpreh "Meqenëse nuk jam mbi ligjin, nuk jam në gjendje të përmbush kërkesën tuaj".

Euthanasia mund të përkthehet fjalë për fjalë si një vdekje e mirë ose e vërtetë, por bie në kundërshti me parimin e Hipokratit për të shpëtuar jetë.

 Qëndrimi juridik i eutanazisë nuk është i standardizuar, dhe ka disa zona në botë ku është plotësisht i ndaluar, ndërsa zona të tjera ku ekzistojnë forma të eutanazisë duke u pranuar si një mundësi e mundshme për një pacient dhe familje. Eutanazia mund të jetë dy llojesh aktive dhe pasive,

Që nga Marsi 2018, eutanazia aktive është e ligjshme në Holandë, Belgjikë, Kolumbi, Luksemburg, Australi Perëndimore dhe Kanada.

Vetëvrasja e asistuar është e ligjshme në Zvicër, Gjermani, shtetin Australian të Viktoria , në shtetet e SHBA në Uashingtonit, Oregon, Kolorado, Haëai, Vermont, Maine, Neë Jersey, California,  Kolumbi.