TURQI- Evakuohet studentja e fundit shqiptare nga qyteti kinez Wuhan ku ka shpërthyer virusi vdekjeprurës koronavirusi! Avioni turk me 42 persona, pjesë e së cilës është edhe shqiptarja, Silva ka mbërritur në Ankara. Të gjithë personat në bord i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet turke, teksa mësohet se ato do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë rresht, që është dhe koha kur virusi shfaq shenjat.
Ato u janë nënshtruar kontrolle në Kinë dhe nuk kanë rezultuar që janë prekur nga ky "virus" që ka frikësuar të gjithë botën, e megjithatë do t'i nënshtrohen një testi të dytë edhe në Ankara.
Të gjithë personat do të qëndrojnë në dhoma të ndara nga njëri- tjetri dhe do t'u mundësojnë ushqim. Ato do të kontrollohen çdo tre ditë për të parë nëse ka ose jo shenja të virusit. Referuar mediat turke, anëtarët në bord janë nga disa shtete, më konkretisht: 32 turq, 6 Azerbajxhan, 3 gjeorgjian dhe një shqiptarja, Silva Doçi.
Lidhur me evakuimin e studentes shqiptare ka pasur një reagim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, për të finalizuar deri në sjelljen në Shqipëri të studentes.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.
