Evropa shtrëngon kufizimet për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19

14 Tetor 2020, 13:41

Evropa po përballet me një valë të dytë të përhapjes së Covid-19 dhe për këtë shumica e shteteve po ndërmarrin masa të reja kufizuese, në përpjekjeje të vazhdueshme për të vënë nën kontroll infektimet e reja. Hollanda është i fundit shtet i cili i shtohet listës së kufizimeve, vendi por drejtohet drejt një izolimi të pjesshëm  për të paktën katër javët në vijim. Numri i rasteve të konfirmuara të  Covid-19 në Gjermani u rrit me 5,132 të Mërkurën, duke e çuar në 334,585 numrin e përgjithshëm të infeksioneve, sipas Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive.  Rritje e cila shënon Kjo shënon një rritje me mbi 1.000 raste të reja dhe më shumë se dyfishin e numrit të vdekjeve krahasuar me një ditë më parë. Në përgjigje të rritjes së infeksioneve të reja, Kancelarja Angela Merkel e përshkroi rritjen e rasteve në të gjithë Evropën si "serioze" dhe u bëri thirrje njerëzve që "të jenë të kujdesshëm, të ndjekin rregullat, të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të bëjnë atë që munden për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit.

Në anën tjetër kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se vendi duke nisur nga dita e sotme do të kthehej në izolim të pjesshëm për katër javët në vijim.  Hollanda do të mbyllë baret dhe restorantet, do të ndalojë shitjen e alkoolit, do të kufizojë orët e hapjes së dyqaneve me pakicë dhe do të ndalojë mbledhjet e më shumë se katër personave, ndërkohë mbajtja e maskave për të gjithë personat mbi 13 vjeç bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura, po mund të behët edhe në ambientet e jashtme.