'Fake News' për konteinerët nga Italia në Shqipëri, prokuroria Italiane: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës

5 Qershor 2020, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2020-06-05 20:20:21

TIRANE- 3 vite nga 'Fake News'-i nga një faqe italiane që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t'u groposur në Shqipëri, prokuroria e vendit fqinj zbulon skandalin se kush fshihej mbrapa. Prokuroria italiane nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta. "Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës" kështu shkruan prokuroria italiane.