Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Pallatin e Brigadave në një Konferencë për Agjencitë e Lajmeve dhe Lajmet e rreme. Rama tha se do të ndryshohet legjislacioni për të futur në sistem edhe median online, që sipas kryeministrit është jashtë kontrollit. Rama tha se e ka provuar ‘në kurriz’ efektin që kanë lajmet e rreme.
“Një lajm i këtij viti u përhap lajmi se qeveria kishte vendosur të pranonte ish-luftëtarë të ISIS. Ky lajm qëndroi në disa media, por u desh kohë për tu tretur si diçka e pavërtetë. U deshëm shumë sforco për të treguar se u bë një shpifje e qëllimtë. Marrëveshja ime me presidentin rus për t’i shitur një qytet të tërë në Shqipëri. E kështu me radhë në një situatë që nuk është vetëm pjesë e jona, por është një fenomen që duhet të përballemi që të gjithë. Kjo i shërben për të nxitur një gazetari klasike për burimet e lajmit.”-tha Rama.
Kryeministri u shpreh se media online duhet të hyjë brenda legjislacionit, si dhe theksoi problemin e financimit të mediave, që sipas tij, nuk dihet ende kush është financuesi. Rama tha se do të ketë gjoba për lajmet e rreme.