Faksimile/ Basha nuk ndal lobimet, 30 mijë dollarë për të takuar Matthew Palmer 6 ditë pas marrëveshjes për reformën zgjedhore

5 Gusht 2020, 12:52

Ndonëse nuk ka dha kurrë llogari para drejtësisë për burimin e shumave marramëndëse të dollarëve që pagoi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, duket se vijon me avazin e vjetër, për të fituar akses përtej oqeanit, përmes kompanisë së kontraktuar për lobim “Sonoran Policy Group”.

Së fundmi, në deklarimet e fundit që kjo kompani ka bërë zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, dalin detaje të reja për sherbimet e ofruara ndaj Partisë Demokratike dhe qellimet e kësaj të fundit.

Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë.

Klikoni linqet për materialet:

6399-Exhibit-AB-20200320-40

6399-Supplemental-Statement-20200730-7Lexo