'Falco' apo 'I love Tropoja'? Eva Murati flet hapur: Filmi i Bes Kallakut nuk ishte në shijet e mia!

25 Shkurt 2020, 13:54

Ka eksperimentuar shumë dhe ekrani duket se është një pjesë e pandarë e Eva Muratit, pasi ka nisur fillimisht me spotet publicitare të ndryshme, emisionet televizive, por ka një numër rolesh edhe si aktore në disa filma të realizuar vitet e fundit në Shqipëri.

Ndonëse jo pjesë e kastit, por duke i parë me syrin e publikut, Eva Murati ka dhënë mendimin e saj edhe për filmat e fundit të aktorëve të humorit, Bes Kallakut me filmin “Falco” dhe Ermal Mamaqit me fimin “I love Tropoja”, dy prurje të 2019 që kanë tërhequr shumë shikues.

Filmin e Besit e pashë, është një humor që nuk e gjej shumë veten me të thënë të drejtën. Është humor ‘çuna lagjesh’. Filmi I Ermalit më pëlqeu, e pashë, qesha. Më habisin njerëzit kur thonë që shkova, u mërzita. Është një komedi, njerëzit duhet të përgëzojnë edhe Ermalin e Besin që kanë bërë këtë gjë. Në një vend ku nuk të jep shumë mundësi arti, sa mirë që ka individë të tjerë që bëjnë këtë gjë. Nuk jam dakord që kushdo që merr pjesë në këto filma të quajë veten aktor”, shprehet në “Rreze Dielli” Eva Murati.

Vetë Eva Murati ka qenë pjesë e filmit me metrazh të shkurtër "I Jashtëligjshmi", serialit "Skanderbeg", por edhe një sërë rolesh në teatër.