FIER- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar spitalin e transformuar të Fierit, ku edhe do të hapet reparti i ri i trajtimit të kancerit.
Gjatë vizitës, Rama ka shkëmbyer edhe një batutë me mjekët, të cilëve pasi i falënderoi për punën iu tha se do t’u rrisë rrogat.
Shumë faleminderit për punën, do t’ju rrisim rrogat.
Edi Rama, kryeministër
Rama ka takuar edhe pacientet e repartit të ri, zonja të sëmura të cilat pohuan se një risi e tillë në spitalin e Fierit ia lehtësonte shumë punën pasi shpesh herë i duhej të vinin në Tiranë 2-3 herë në muaj.