TIRANË- I ftuar në “Report Tv”, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera ka folur mbi buxhetin faktik, borxhin e ARMO-s dhe për mbylljen e basteve sportive.
Pyetjes se përse u fal boxhi i ARMO-s, Lera u shpreh se asnjë borxh nuk është falur dhe se kalimi i tij nga Tatimet tek Doganat ishte thjesht çështje procedure.
Problemi që ngriti KLSH ishte një detyrim akcize që sipas gjykimit të tyre nuk figuron i regjistruar si bosh. ARMO nuk ekziston më, nuk ke nga kush ta marrësh borxhin. Meqënëse ishim në një proces faljeje, kjo gjë u trasferua nga Tatimet tek Doganat. Thjesht për arsye teknike por ai borxh nuk është i shlyer, ai do të jetë aty gjithë jetën.
Niko Lera, drejtori i Politikave Fiskale
Më tej, ai ka folur edhe mbi pritshmëritë e buxhetit, duke u shprehur se prishmëritë janë që viti 2018 të mbyllet me një borxh publik 65.5%.
Ashtu sikurse kemi ulur dhe vazhdojmë të ulim borxhin publik. Shpresojmë që vitin 2018 ta mbyllim me borxh 65.5%. Jemi në një proces të shëndetshëm. Synojmë që borxhin publik ta çojmë në 59% në fund të 2021.
Niko Lera, drejtori i Politikave Fiskale
