Falja e Fiter Bajramit në Tiranë! Përmbyllet një muaj sakrifice

24 Maj 2020, 07:58 | Përditesimi i fundit: 2020-05-24 11:08:42

TIRANË- Pas një muaji sakrificash e solidariteti, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin. Në ndryshim nga vitet e kaluara, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nuk ka qenë vendi ku janë mbledhur mijëra besimtarë, kjo për shkak të koronavirusit, i cili ka ndikuar rrënjësisht në përditshmërinë e njerëzve.

Xhamitë të cilat u hapën vetëm disa ditë më parë mikpritës dhjetëra besimtare, të cilët u falën mbi të gjithë për shëndetin e familjarëve në një kohë kur kjo nuk ka qenë më e vlefshme se kurrë.  Në kryeqytet falja e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu. E diela, si pasojë COVID-19, përkon me karantinën totale, ku të gjitha bizneset janë mbyllur, megjithatë kjo masë nuk ka prekur besimtarët të cilët kanë qenë të shumtë në xhamitë kryesore të qyteteve.