TIRANË- Të gjithë qytetarët që i kanë paguar gjobat e marra si pasojë e shkeljes së masave parandaluese ndaj COVID-19 do t'u kthehen lekët brenda datës 15 maj.
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, saktësohet se marrja e lekëve do të kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të qytetarit. Në mungesë të një llogarie, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur gjobën për t’ia dorëzuar më pas qytetarit të ndëshkuar. Sa i përket patentave të pezulluara apo licencave të hequra të bizneseve, edhe këto do të falen, por kthimi i tyre do të bëhet në një datë tjetër, e cila nuk është caktuar ende.