Falja e gjobave gjatë muajve të pandemisë, Ekonomi: Nuk ka të bëjë me fushatën elektorale! Ndihmë financiare për qytetarët! Për të dënuarit do vendosë gjykata

8 Tetor 2020, 17:20

Falja e gjobave, kthimi i patentave dhe automjeteve të sekuestruara gjatë periudhës së pandemisë për shkeljen e masave izoluese mund të cilësohet dhe si taktikë fushate e qeverisë përpara zgjedhjeve të 2021.

Por për kryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi ato nuk kanë të bëjnë me fushatën elektorale por është një ndihmë e shtetit për individët e prekur si pasojë pandemisë dhe tërmetit të 26 nëntorit.