“Falja e gjobave show”, telefonuesit në emision:” Rama të falë dritat e ujin”

18 Prill 2020, 10:16

Falja e gjobave për ata persona që kanë shkelur rregullat e masave kufizuese në periudhën e karantinës ka qënë tema e ditës së sotme në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një qytetar nga Elbasani i tha gazetarit Andi Kapxhiu:” Falja e gjobave është show. Rama të fali dritat dhe ujin.Qytetarët sot janë të burgosur dhe të burgosurit i falen detyrimet”. Edhe një pensioniste nga Burreli ishte e të njëjtit mendim:”Mirë bëri që i fali gjobat por t’i fali të gjitha, të fali dritat dhe ujin nëse është shqiptar që bën për shqiptarët” e mbyll komunikimin ajo.