Falsifikuan rezultatin në 2 qendra votimi në Librazhd, 6 të arrestuar e 2 të shpallur në kërkim! Të gjithë numërues në një KZAZ, përfaqësues të PD, PS dhe LSI

29 Qershor 2022, 21:56 | Përditesimi: 30 Qershor 2022, 19:11

Korrupsion dhe falsifikim rezultati në zgjedhjet e 2021, 6 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim në Elbasan. Arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit që është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për 2 grupe numërues në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Të akuzuarit rrezikojnë nga 1 deri në 5 vite burgim. 

    Sh.Sh/Shqiptarja.com