Familja me 6 anëtarë në Baldushk merr çelësat e shtëpisë së re, Veliaj: Do rikuperojmë 870 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

7 Qershor 2020, 16:13

Shtëpia e tyre u dëmtua nga tërmeti i shtatorit 2019 dhe sot nënë Bajamja dhe bashkëshorti i saj Xhemal Allmuça, morën në dorë çelësat e shtëpisë së tyre të re.  6 anëtarët e familjes Allmuça në Baldushk hynë sot në shtëpinë e tyre të re, më e mirë, më e sigurt dhe tërësisht e mobiluar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi nënë Bajames çelësat e shtëpisë së re, duke siguruar se edhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit do të rindërtohen shumë shpejt.