Familja në Tropojë në kasolle mes varfërisë ekstreme, u dërgohen ndihma me ushqime

10 Prill 2020, 10:57

TROPOJË- Kjo është familja e Arben Ismajilajt në fshatin LLugaj të Tropojës, e përbërë nga pesë anëtarë e cila jeton në kushte të rënda ekonomike.

E vetmja e ardhur për t'u ushqyer është pensioni prej 10.000 lekësh të reja në muaj, që marrin nga bashkia e Tropojës. Jo vetëm skamja, por dhe shtëpia ku ata qëndrojnë është në kushte skandaloze. Pesë anëtarët e familjes janë të detyruar që të jetojnë në një kasolle e cila mund të shembet dhe ata mund të ngelen në qiell të hapur.Si shkak i kushteve të vështira ekonomike, bashkia e Tropojës ka mundësuar disa ndihma ushqimore si miell, vaj etj. e ndihmuar nga biznese të qytetit verior. Dhe në ditët në vijim kryefamiljarit i është premtuar mbështetje nga ana e bashkisë.