Fana 105-vjeçare na tregon sekretin e jetëgjatësisë dhe kujtimet me ushtarët italianë

15 Dhjetor 2019, 14:26

FIER - Në muajin maj Fana Naci ka mbushur plot 105 vjeç. Ajo është e datëlindjes 9 Maj  1914 dhe në këtë mënyrë thyen rekordin  ne Fier ndoshta dhe më gjerë duke ja kaluar në dy vite edhe Hëna Omerit, historinë e së cilës Report Tv e solli dy javë më parë.

Fana Nace është martuar në vitin 1942 dhe nga kjo martesë ka lindur 9 fëmijë. Edhe pse në këtë moshë, ajo fizikisht është e shëndetshme.

105-vjeçarja rrëfen për Report Tv sekretin e jetëgjatësisë. Fana Naci ka përdorur një dietë ushqimore strikte dhe është marrë rregullisht me aktivitet fizik. Në një ditë të zakonshme atë e gjen duke bërë punët e shtëpisë, fshin oborrin apo merret me mirëmbajtjen e luleve. 