Fanela për të gjithë mjekët, FSHF: Sot janë kombëtarja jonë. Faleminderit për sakrificën tuaj!

8 Prill 2020, 08:44

Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht punën, mundin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, sanitarëve, shoferëve të ambulancave dhe të gjithë punonjësve në sistemin e shëndetësisë që në vijën e parë po përballen me guxim me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Në këtë kohë të vështirë, ata janë shpirtërisht pranë tyre dhe familjeve të tyre. Federata e Futbollit, shpall simbolikisht 459 mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët e ambulancave dhe të gjithë  personelin e përfshirë si Kombëtaren tonë që po përballet me një ‘ndeshje’ të vështirë, të pabarabartë e të padrejtë për jetën njerëzore.