Faqja e njohur turistike: 10 qytete përrallore që mund të vizitoni në Shqipëri

5 Korrik 2020, 16:52

Nëse jeni duke kërkuar për foto mahnitëse dhe një ambient të shkëlqyeshëm, shikoni qytetet dhe fshatrat me pamje magjike të Shqipërisë. Kështu e fillon shkrimin faqja e njohur turistike Fodors.com, duke renditur disa nga qytetet dhe zonat më të bukura të Shqipërisë që sipas saj ia vlen të vizitohen nga turistët e huaj.

Riviera kufizohet me male të pjerrëta që zbresin në një vijë të thyer bregdetare, terren mbizotërues malor që ka përcaktuar shfaqjen e qyteteve dhe fshatrave të panumërta me pamje magjike, të rrënjosura në shpatet e maleve ose kodrave me pamje mbresëlënëse. Ja disa nga qytetet dhe fshatrat më piktoreskë në Shqipëri.