Faqja e njohur turistike e jahteve: Shkoni në Shqipëri këtë verë!

31 Maj 2020, 16:59

"Evolutionyachting.co", faqja prestigjioze ndërkombëtare turistike, e specializuar sidomos për jahtet ka publikuar një artikull promovues për Shqipërinë. Për sezonin e sivjetshëm veror ajo nënvizon se vendi ynë është gati për të pritur pushuesit e ndërsa thekson me interes për të vizituar dhe pushuar Sarandën, Gadishullin e Karaburunit dhe Gjirin e Porto Palermos. Duke iu referuar situatës së koronavirusit, evolutionyachting.co thotë se Shqipëria shkallë shumë të ulët të infeksioneve me COVID-19.

Në Shqipëri jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet, restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat e tyre në natyrë dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’iu pritur që nga 1 qershori, shkruan faqja e njohur ndërkombëtare turistike, e specializuar sidomos për jahtet, evolutionyachting.co.