Fasoneritë në Krujë, Meta: Nëse nuk garantohen standardet duhet të mbyllen

22 Prill 2020, 12:52

"Sa i takon lajmeve shqetësuese nga Kruja apo Kurbini është me mjaft rëndësi që të respektohen distancat sociale dhe të ketë standarde të detyrueshme nga institucionet e shëndetit publik për cdo aktiviteti, cdo nënvlerësim do të ishte me kosto të jashtëzakonshme, do të ishte kosto e shtuar financiare, ekonomike dhe psikokologjike. Duhet parandalimi i krijimit të vatrave të reja. Nëse nuk garantohet standardet për mbrojtjen e kushteve të shëndetit aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga qeveria" tha ai.