'Fasoneritë s'kanë pse mbyllen po respektuan masat', Kryeinspektori i Përgjithshëm: 21 prej tyre gjoba deri në 1 milion lekë

23 Prill 2020, 22:42 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 09:06:37

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka folur me shifra të të gjithë punës së koordinuar në terren për inspektimet e kryera nga ISHP, AKU, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut. Në lidhje me situatën kritike që është krijuar në fasoneritë në Krujë, Hajdari tha se nga 762 të tilla që janë në të gjithë vendin, 21 prej tyre janë gjobitur me shumë atë larta deri në 1 milion lekë të reja.